Rubicon sh.a. ka një kapital ligjor prej 113.241.854 (njëqind e trembëdhjetë milion e dyqind e dyzet e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër) Lekë, i përbërë nga 113.241.854 (njëqind e trembëdhjetë milion e dyqind e dyzet e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër) aksione, me vlerë nominale 1 Lekë për aksion.
Gjatë mbledhjes është vlerësuar një propozim financiar shoqërisë “lmage & Communications Development” shpk nëpërmjet zmadhimit të kapitalit të shoqërisë. Objekti i këtij operacioni është zmadhimi i kapitalit përmes emetimit të 105.034.657 (njëqind e pesë milionë e tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e shtatë) aksioneve të reja të pagueshme në para, me vlerë totale 130 885 000 (njëqind e tridhjetë milion e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) Lekë, zmadhim i cili konsiderohet nga aksionarët si i domosdoshëm për përmirësimin e pozicionit financiar të shoqërisë, si dhe rritjen e mundësive të biznesit për “Rubicon” SHA.
Ne mbledhjen e asamblesë së Rubicon me dt: 08.12.2023 në orën 15:30, është marrë vendimi unanim për zmadhimin e kapitalit përmes emetimit të 130 885 000 (njëqind e tridhjetë milion e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) aksioneve të reja të pagueshme në para sipas skemës së financimit nga shoqëria e interesuar.
Zmadhimi i kapitalit të do të bëhet efektiv në datën e regjistrimit të realizimit të tij në regjistrin tregtar dhe në ditën e nesërme të publikimit shoqëria do të procedojë me emetimin e aksioneve dhe vënien e tyre në dispozicion për shitje.